Kalimi i Divizionit tė Parė nė Veri

(200x300)cm 1965 piktur ne vaj


Temë dipllome.

Eshtë puna e parë. Punë dipllome, realizuar në vitin 1965, me pedagog konsulent Prof. Sali Shijakun.

U vlerësua shkëlqyeshëm , jo vetëm për vlerat ideo-artistike e profesionale por edhe për dimensionimin e saj të madh që ishte mbi normën e lejueshme nga katedra (norma ishte deri në 1.5m ).

Në mbrojtjen e dipllomës për të u thanë fjalët më të mira si nga oponenca ashtu edhe nga anëtarët e katedrës dhe artëdashësit që asistuan si: Kritikët Andon Kuqali,Kudret Velça, Prof. Vilson Kilica, piktorët e popullit Nexhmedin Zajmi, Foto Stamo,artisti i merituar Kel Kodheli, Dr.Kleanthi Prosi, kino-operator Hysen Hakani,kryeredaktori i Revistës 10-Korriku Safet Kurtí, personalitete ushtarake,gazetar, shkrimtari ushtarak Xhevat Anibali e të tjerë.

Vepra pati shumë jehonë dhe u botua e u propagandua me të gjitha mjetet e maso-medios.
Rezultati pozitiv i veprës ndikoj tek unë për të ecur me hap të sigurt në krijmtarin e ardhshme.U bë pronë e ushtrisë dhe ka qënë ekspozuar në sallën e madhe të Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë Popullore.

Llambi Blido, Piktor dhe Kritik arti

Studentit F.Haxhiu iu desh të bënte një punë kolosale me modelet, veshjet, paisjet e zgjedhjen e pejzazhit,të gjitha këto për të arritur një shkallë sa më të madhe besueshmëri historike. Në të njëjtën kohë,si artist i vërtet të gjitha forcat e tij u vunë për të arritur atë frymë heroizmi dhe sakrifice që duhet të dallonte heronjtë e luftës,gjë që arrihet vetëm në saj të interpretimit artistik.Mund të thuhet pa mëdyshje se studenti i ri i arriti të dyja.

<<< Për tu kthyer në listën e veprave