Bashkimi i Principatave Shqiptare

Afresk (300x800)cm 1982

Porosi e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës.


Eshtë afresku i parë i realizuar pas shekullit të XIII, në vëndin tonë dhe me permasa kaq të mëdha për nga dimensioni dhe nga përmbajtja.

Edhe për mua ka qënë hera e parë.Kam patur vetëm njohuri teorike, bile kam dhënë edhe mësim në Institutin e Lartë të Atreve në vitin e tretë, katërt të atelies monumentale, por pa praktik.Kërkova për tu njohur profesionalisht për teknikën por nuk mu dha mundësia. Me kurajo pranova ta marrë përsipër. Për këtë,vetë me vullnet e këmbëngulje punova një vit e gjysëm praktikë në murë të lëvizshëm me dimensione afërsisht sa realja, më tepër për të krijuar lidhjet midis figurave e për të fituar teknikisht shprehi.

Pasi nga komisioni u miratua boceti munda ta realizoj veprën brënda 40-ditësh. Eshtë shumë e pabesueshme por është e vërtetë dhe kjo për arsyen e shpjegueshme se duke mos patur njohurit e mjaftueshme kisha një kurajo të pa frenuar që edhe sot kur e kujtoj më tmeron. Vepra është pëlqyer për zgjidhjen monumentale, vizatimin e saktë, shtjellimin kompozicional dhe freskin që ka si trajtim artistik. Unë si autor do të dëshiroja që të ishte më potente në kolorit.

Sot e kësaj dite afresku ruan qëndrueshmërin e vitit kur u realizua 1982, kur u inagurua Muzeu Kombëtar Historik. Eshtë vepër e njohur dhe e propoganduar.

Intervist me pìktorin Pedro Kokushta , Piktor i Merituar. 19 Prill1995.

Tablloja që kemi përball është afresk i mirëfillt në realizimin teknik. Ajo shquhet për një kompozim të ndërtuar në linje horizontale, është me dimensione afërsisht (300x800)cm. Eshtë realizuar në teknikën e mirëfillt të afreskut,është vepra e parë e realizuar në teknikën e afreskut të mirfillt nga piktori Fatmir Haxhiu. Siç e thashë kompozimi është ndërtuar në një linjë horizontale ku pika kulminante e kësaj mbaron në figurën e heroit kombëtar Skënderbeut dhe njëkohesisht të grupit qëndror që është edhe grupi i princave e i luftëtarëve të Skënderbeut.

Kryerjet horizontale, heshtat që ngrihen vertikalisht lart dhe njëkohesisht malet, që të dyja këto element janë dy element simbolik që kanë të bëjnë me përmbajtjen e afreskut që është rezistenca e popullit nën hudhëheqjen e këtij heroi legjendar.

Afresku shquhet për një vizatim të fuqishëm, një vizatim i salduar mund të themi, në formë të mbyllur. Shquhet për detajet dhe sidomos për tipat mjaftë të gjetur mjaftë të vërtetë që kanë sigurisht edhe ngjashmëri por kanë dhe po ti shikosh me vëmendje, kanë karaktere kaq të ndryshëm dhe gjen në këtë detaje, kaq të realizuara bukur sa mund të thuash që është një nga tabllot dhe pikturat më të relizuara të autorit.

Mjaftë bukur është jo vetëm figura e Skënderbeut, por edhe figura e këtij trimit me heshtën lart,figura e trimit me xhokën e zezë dhe figura të tjera. Këto mburojat janë tregues edhe të principatave shqiptare sepse çdo princ kishte krahinën e tij nga mbrapa dhe çdo mburojë është simbol i një krahine dhe i një principate.

Në afreskun është bërë një punë e madhe këmbëngulëse jo vetëm për sa i përket kostumeve të krahinave të ndryshme të vëndit tonë, këtu gjen kostume të jugut, gjen kostume të veriut, kostume të Shqipërisë së thellë malore, njëkoësisht gjen edhe të bregdetit. Po janë edhe paisjet luftarake, janë mburojat, janë heshtat d.th.m. është bërë një punë e madhe studimore për arsyen se materiali dokumental ka qënë i pakët, aq më tepër në një afresk të tillë kaq specifik, qoftë edhe prazmoret, qoftë edhe brezat e mesit qoftë edhe shpatat ose ato këllëfet e shpatave, janë të gjitha element që kanë kërkuar një punë të madhe studimore, një punë të madhe gërmuese, hulumtuese.
Tablloja ruan atë që është karakteristike që i duhet afreskut të mirëfillt. Në rradhë të parë një vizatim i saktë i mbyllur dhe në rradhë të dytë transparenca koloristike e ngjyrës. Megjithë vështirësit që ka patur autori duke qënë punimi i parë i tij, (afresk) them se këto element i gjen të mishëruara shumë mirë në tërësin e afreskut,( sigurisht mund të ketë detaje të vogla që për arsye teknike kanë humbur transparencën), por përgjithësisht këto element janë evidente.

Fatmir Haxhiu

Mua në këtë afresk më pëlqen thellësia karakteristike e maleve të Krujës. Ka një trasparencë por edhe një thellësi që është karakteristike e vëndit.
Kjo punë duhej të kishte më shumë zhurmë.

<<< Për tu kthyer në listën e veprave