Lypsarja

(80x100)cm 1994 piktur vaj

E kisha parë disa herë siluetën e kësaj lipsarjeje pranë derës së Lidhjes së Shkrimtareve dhe Artistëve .Më bëri një përshtypje të thellë ajo figurë e regjur dhe e dobësuar. Në fillim e vizatova disa herë me laps dhe pastaj e hodha në telajo me ngjyra. Kur e mbarova këtë portret, ndjeva një dhimbje në zemër. Më duket se është një portret që thërret kundër varfërisë, kundër vobekësisë. Eshtë një kompozim të cilin e kam përshtypje direkt nga jeta. E kam realizuar në një kohë shumë të shkurtër dhe me një ndjenjë të thellë prekshmërie e konsideroj si një nga veprat më të mira të mijat.

<<< Për tu kthyer në listën e veprave