Tenda e Qypit

(300x500)cm 1969 piktur në vaj

Jam frymëzuar nga lufta heroike e partizanëve të Brig.Parë Sulmuese, të cilët me trimëri në Tendën e Qypit, u përleshën fyt më fyt me Gjermanët.Për studimin e materiale plotësuese i jam referuar figurave konkrete që akoma jetonin si dhe shkova direkt në vëndin e ngjarjes. Vepra duke qënë e dimensionit të madh dhe me shumë figura në lëvizje, paraqiti vështirësi tekniko-profesionale, deri atëherë të pa njohura për mua. Në konkursin kombëtar komisioni e vlerësoi me çmimin e trët kombëtar

Edhe kjo vepër pati jehonë. Ajo u ekspozua për shumë vite në Pallatin e Pritjes në qytetin e Durrësit.

Kjo është një tabllo me dimensione të mëdha (300x500)cm.Figurat janë pothuaj mbi natyrale e jo natyrale, ku jo vetëm lëvizja e figurave por edhe vetë tipat e karakteret kan kërkuar mjaft punë e mund për të shprehur psikollogjinë dhe botën e tyre të mbrëndëshme.
Tablloja për mendimin tim ka dinamizëm, është e vertetë dhe bindëse sepse kjo përleshje lidhet edhe me disa figura partizane të cilët dhanë jetën duke luftuar trup me trup pikërisht në majën e Tendës së Qypit e cila ndodhet mbi zonën e Skraparit.

Tablloja ka edhe një karakter egzotik sepse në histori flitet për rastin e partizanit burizan i cili edhe pse i plagosur me një plumb në fyt, mbylli plagën me gishtin e njërës dorë, që të mos i rridhte gjaku dhe me tjetrën vazhdonte ti binte burisë që partizanët të hidheshin në sulm kundër gjermanëve.

Në këtë tabllo kam hasur disa herë vështirsi për të dhënë jo vetëm vërtetësinë historike të ngjarjes por desha edhe që të përgjithësoj betejat trup me trup.

Fragment:

<<< Për tu kthyer në listën e veprave