Ēajmė Rrethime

(240x200)cm 1978 piktur nė vaj

Kjo është një tabllo që përfaqëson një moment tepër të rëndësishëm të historisë së luftës
partizane kundër gjermanëve.U frymëzova nga heroizmi i partizanëve dhe i antarëve të shtabit të përgjithshëm të cilët në operacionin e dimrit mundën të dalin nga rrethimi fitimtar.

E kam titulluar´´Çajmë Rrethime`` për faktin se shtabi i përgjithshëm në dimrin e viteve1943-44 u gjënd i rrethuar nga forcat gjermane dhe balliste dhe në qoftëse do të azgjesohej, atëher e gjithë lufta partizane do të ishte e shpartalluar.

Shpëtimi i shtabit të përgjithshëm nën drejtimin e komandantit të sajë Enver Hoxha bëri që ushtria partizane në vënd që të shpartallohej, kaloi furishëm nga njësit e vogla, çeta e batalione, në njësi të mëdha në brigada e divizione e pastaj me forca të shumta i gjithë populli në luftë kundër gjermanëve arriti të çlirojë të gjithë vëndin.

Për këtë fakt, ky intenerar, ky inkursion i shtabit të përgjithshëm nga Kaptina e Martaneshit deri në Panarit, u zhvillua në një terren shumë të thyer malor nga ku nuk mund te kalonin forcat gjermane.

Për të njohur më në thellësi ngjarjen,bashkë me tre shokë të tjer organizova marshimin dhe ndoqa të gjithë intenerarin që kaloi shtabi i përgjithshëm nga Kaptina e Martaneshit e deri në Panarit në stinën dhe datat përkatëse 21 -28 dhjetor.

Mblodha shumë material për të bërë veprën sa më të vërtetë dhe bindëse. Jam takuar e kam biseduar me ish partizanët pjesëmarës në luftë si dhe me fshatarët të cilët kanë ndihmuar personalisht në çarrjen e rrethimit.

Tablloja është tepër e vërtetë nga fakti sepse këtu janë jo vetëm dy antarët e shtabit të përgjithshem Spiro Moisiu dhe Spiro Koleka që janë të vendosur dukshëm në komposicion por edhe personazhet janë tipa real të marra nga realiteti konkret dhe nga një pajzazh konkret, pikërisht në rrugën që ka zhvilluar shtabi përgjithshëm.

Tablloja është vleresuar në përgjithësi nga kritika dhe ka marrë çmimin e parë kombëtar me rastin e 35 vjetorit të çlirimit të atëdheut. Pikturuar më duket mua në mënyrë të freskët, por më tepër ka një dinamik që jo vetëm shprehet me lëvizjen e figurave siç duket edhe në tabllo dhe në karakteret, tipat e personazhit partizan të cilët jo vetëm me lëvizjet por edhe me xhestikulacionin të japin dinamikën e vendit. Në këtë dinamik merr pjesë edhe terreni që është tepër i thyer dhe që shoqerohet me dëborën e cila është një nga elementet për të treguar edhe vështirësit e marshimeve të atëhershme të partizanëve.

Foto Stamo Piktor i Popullit, 5 Maj 1985.(Gazeta "Drita")

Tablloja ´´Çajmë rrethimin`` e Piktorit të merituar Fatmir Haxhiu, është realizuar në vitin 1978 dhe u ekspozua për herë të parë me rastin e 35- vjetorit të formimit të Ushtrisë sonë Popullore. Vepra u nderua me çmim të parë për gjininë e kompozicionit. Në këtë tabllo, autori i ka kushtuar një kujdes të madh njohjes së rrethanave konkrete, në të cilat veproi Shtabi i Përgjithshëm, me në krye shokun Enver Hoxha, në ditët e dimrit të vitit 1943-44, të luftës së ashpër me armiqtë dhe bashkëpuntorët e tyre.

Për realizimin e këtij kompozimi, veç të tjerash, autori i është referuar dokumenteve historike, takimeve të ndryshme me njerëz të popullit që kanë ruajtur e strehuar Shtabin e Përgjithshëm në ato ditë të vështira.Piktori ka bërë një numër të konsiderueshëm skicash dhe studimesh të veçanta, që i kanë shërbyer për realizimin e veprës.

Në tabllo, në planë të parë është Komandanti i Përgjithshëm, si dhe figura të tjera që janë dhënë në marshim. Ato ecin në një terren të ashpër malor, të thepisur, të mbuluar me dëborë. Piktori është përpjekur të pasqyrojë ambientin real të natyrës sonë, të maleve të ashpra, të luginave dhe monopateve, drimin e egër të atij viti. Natyra lidhet shumë ngusht me figurat e kompozimit, me partizanët, me popullin,lidhet me gjëndjen e tyre shpirtërore dhe me herohikën e tyre. Në tabllo gjithëshka është në unitet.Populli dhe partizanët, që janë përkrah udhëhëqesit, ecin të sigurt me atë.

Drejt është vendosur edhe zgjidhja e kollonës, duke nxjerë në plan të parë Komandantin, i cili marshon me vendosmëri e largëpamësi në krye të partizanëve.Figura e tijë është realizuar bukur artistikisht. Kërkesat artistike të formës dhe koloriti janë në funksion të tabllosë dhe e japin figurën e Enver Hoxhës me madhështi midis figurave të tjera të kompozimit. Karakteret dhe tiparet e figurave janë të ndryshëm nga njëra tjetra. Në përgjhithësi ato kanë një psikollogji optimiste dhe vendosmëri. Kjo arritje i jep veprës një notë heroizmi masiv.

Tablloja´´Çajmë rrethimin`` është një sintezë ideoartistike për një ngjarje të rëndësishme nga Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare.

<<< Për tu kthyer në listën e veprave