Me shpatė nė dorė

(550x450) cm 1978 piktur nė vaj

U bë me porosi të ish kryeministrit Mehmet Shehu për sallën e pritjes së qeverisë në të cilën do të realizoheshin nga unë, dy vepra të dimensioneve shumë të mëdha për dy periudha të rëndësishme historike: -atë të Skënderbeut dhe atë të L.A.N.ÇL. Dimensionet u përcaktuan në bashkëpunim me arkitektin Anton Lufi ,i ngarkuar për këtë qëllim. Kështu për tabllon e parë ´´Me shpatë në dorë´´ dimensioni vertical u përcaktua (550x450)cm, ndërsa për tabllon nga L.A.N.ÇL. dimensioni u caktua(1200x600)cm.

Për të dyja këto vepra të karakterit monumental paraqita rreth 16 bocete të realizuara me vizatime dhe me kartona në pastel. Meqënese vepra ishte e dimensionit shumë të madh mu krijuan mundësit për realizimin praktik të saj në atelien monumentale të shtetit.

Kjo është një tabllo shumë e madhe , për nga dimensioni por edhe nga përmbajtja, për arsyen sepse në këtë vepër unë kam dashur të përgjithësoj luftrat 25-vjeçare që kryetrimi Skënderbe ka bërë kundër Turqëve. Ai ka luftuar, ka bër shumë beteja dhe në të gjitha betejat ka qënë fitimtar.Unë me këtë vepër dua që të gjitha ato beteja ti kem në këtë tabllo.Për tabllon ´´Me Shpatë në dorë´´ kam bërë shumë studime për të njohur anatomin e kuajve në lëvizje, për veshjet dhe armatimet e Turqëve dhe të Shqiptarëve si dhe shumë variante të zgjidhjeve kompozicionale.Vepra u realizua brënda 6 muajve dhe u ekspozua në ekspozitën kombëtare të organizuar në vitin 1978, me rastin e 500 -vjetorit të vdekjes Skënderbeut . Në vitin 1980, kjo vepër u laurua me çmimin e tretë të Rrepublikës.Eshtë tabllo kompozicionale komplekese me shumë personazhe me kuaj në lëvizje e rekizit të pasur. Eshtë një vepër dinamike dhe e fuqishme që të sugjestionon jo vetëm për nga dimensioni por dhe nga lëvizja dhe realizimi i detajeve të veçanta të cilat për mendimin tim, kanë vlerat e tyre, natyrisht kritika do të japë mendimin e saj.
Disa nga bocetet e kësaj tablloje i kanë dy artdashës Suedes dhe një Frances.Vepra është propoganduar në libra,kartolina, pulla postare(filateli),kalendarë e tjer.

Për shumë vite ka qënë e ekzpozuar në sallën e qeverisë në kryeministri, por për arsye politike e dipllomatike në mardhënje me shtetin Turk, (Për her të parë mbas dhjetra vjetësh vinte në Shqipëri , një delegacion qeveritar Turk) vepra u hoq dhe gjatë çmontimit duke mos llogaritur peshën e saj u ra në dyshemen e sallës duke u dëmtuar shumë. Tani ndodhet në fondin e Galeris Kombëtare të Atreve në pa mundësi ekspozimi për shkak të dimensionit të madh si dhe të dëmtimit fizik të saj.


Shënim:- Një nga dëshirat e mëdha të piktorit ishte që atij ti krijohej mundësia që ai vetë ta restauronte këtë vepër, për të bërë që vepra të mbijetoj. Por këtë gjë ai nuk e ariti.

Shënim: Ky fragment është marrë nga libri´´Gjergj Kastrioti Skënderbeu në artet figurative`` botuar në Prishtinë1998, autor Rexhep Goçi.

Kjo piktur historike hyn në radhën e atyre veprave figurative, që për synim kanë veprimin dhe lëvizjen e formave. Fatmir Haxhiu kishte krijuar një përvojë në trajtimin e kompozicioneve në përmasa të mëdha, sidomos të betejave të ndryshme, që kishte zhvilluar populli shqiptar gjatë historisë, për liri dhe pamvarësi kombëtarë . Në këtë kompozicion ai e ka paraqitur Skënderbeun të hipur në kalë me shpatë në dorë në ballë të ushtrisë shqiptare. Vendosja e figurës qëndrore (Skënderbeut) në pjesën e lartë të tabllose me ushtarët përreth në një diagonale me palën kundërshtare, na duket se ´´luani po komandon luanët``. Tërë veprën e përshkon një dramatike e brëndëshme.Kjo dramatik e brëndëshme dhe lëvizje e jashtme është arritur me elementet e komponimit figurativ, me boshte strukturale dhe me dritë -hijen e valëzuar. Piktura ka unitet e këtë unitet e jep figurimi i përpikët i anatomisë së njerëzve dhe të kuajve.

Kali i bardhë i Skënderbeut është trajtuar në një hedhje krenare, kurse në prapavijë është pikturuar një frotesë mesjetare e përzier me një qiell të mjegulluar në tymin e luftës.

Profesor Eqrem Çabej, albanolog, studjues i shquar i gjuhës shqipe.

Kjo vepër krijon retrospektivën e ngjarjeve të popullit tonë. Në këtë vepër shqiptari paraqitet ashtu siç ka qënë. Para saj unë ndihem krenar për popullin tim. Kam parë mjaft vepra të bukura në Galeritë e vëndeve të ndryshme në Austri, Gjermani, Franc, Jugosllavi e shumë vënde të tjera dhe them me bindje se kjo punë është e atij nivel si dhe punët e ekspozuara në këto galeri, bile edhe më e bukur sepse kjo vepër krahës forcës dhe bukuris artistike ka edhe bukurinë e së vërtetës.

Për këtë vepër Skulptori i popullit Kristaq Rama, me rastin e 70vjetorit të lindjes së piktorit,dhe dhënjes titullit "Mjeshtër i madh i punës"do të shkruante: ´´Emocioni shprehës i disa pikturave si për shëmbull tablloja´´Me shpatë në dorë``, kanë bërë disa vizitor të huaj, ta quajnë Fatmirin,´´ Delakrua Shqiptar.``

Llambi Blido

Tablloja ´´Me shpatë në dorë`` e porositur nga kryeministria për hollín e saj ku dhe u vendos, fillimisht u ekspozua në një ekspozitë të organizuar në Pallatin e Kulturës. Më kujtohet se për të parë të gjithë tabllonë, u detyruam të hipnim në ballkonin e katit të dytë. Dhe megjithatë qe praktikisht e pamundur që shikimi të përfshinte gjithë tabllonë. Tërë kompozimi qe një ortek beteje e stuhishme. Mund të merret me mend puna titanike e artistit, veçanërisht po të kemi parasysh kërkesat e tij fanatike të trasmetimit realist të personazheve, tipave, psikollogjisë, sendeve dhe pajimeve gjer në detaje. Toni i përgjithshëm i ngrohtë dhe karakteristika e mbarë pikturës së tij, është në harmoni me epikën e tabllosë.

<<< Për tu kthyer në listën e veprave