Këshilltarët e Hekalit

(303x 243)cm 1971 pikture ne vaj

Jam frymëzuar nga një ngjarje konkrete që ka ndodhur gjatë okupacionit të dimrit kur gjermanët dhe ballistet ndërmorën një operacion të gjatë për azgjesimin e formacioneve luftarake partizane si dhe të bazës e prapavijës së saj. Por jam inkurajuar edhe nga ish partizanë e banorë mallakastriot të cilet më ftuan dhe më krijuan të gjitha kushtet optimale në Hekal që ta realizoja sa më mirë veprën. Një rol nxitës ka luajtur edhe sekretari i partisë në qytetin e Fierit,sh. Piro Dodbiba.
Në Hekal qëndrova një muaj. U njoha më mirë me ngjarjen, me vëndin dhe bëra shumë studime tipash, karaktere fshatarësh në vizatime dhe me ngjyrë vaji.



Tabllosë i kam dhënë një zgjidhje monumentale të figurave e pejzazhit, pa lëvizje por me një dinamizëm të brëndëshëm për të dhënë idenë e qëndrueshmëris, trimëris dhe të pavdekshmëris të anëtarëve të këshillit të cilët siç dihet historikisht , Këshillat N.ÇL. kanë luajtur një rol vendimtar si prapavijë dhe bazë për formacionet luftarake partizane.Ndodhet në Galerin Kombëtare të Atreve. Kjo vepër është e njohur dhe e propoganduar gjërësisht.

<<< Për tu kthyer në listën e veprave