Intervist me shkrimtarin Dritero Agolli
Shkrimtar, mban titullin Nder i Kombit
T.V.SH. Mars 2002


Fatmir Haxhiu eshte nga personalitetet e shquara te arteve figurative ne pergjithesi,dhe i veçante dhe mund te themi i vetemi ne nje fushe te pasqyrimit te jetes, neprmjet arteve figurative. Ku e kame une fjalen i veçante. Ai eshte mendoj une, i vetemi batalist ne Shqiperi qe pasqyron luftrat e betejat e shqipetareve gjate shekujve kunder pushtuesve te huaj, kunder padrejtesive dhe pasqyron keto me nje mjeshteri te rralle ku ndjehet edhe ajo fryma tragjike dhe dramatike e ketyre tabllove te medha ne pergjithesi me porpocione te medha, fryme qe perputhet me vet jeten dhe fatin e shqipetareve duke qene gjethnje nen pushtimin e te huajve dhe gjate egzistences si popull vetem pak kohe, kan qene, si popull i lire apo duke patur nje shtet te lire. Kete gje ka ditur ta pasqyroj ne vepren e tij Fatmir Haxhiu. Ai eshte nje mjeshter i forte do te thoja une i portretizimit, te njerezve, veçanerisht te luftrave qe ai pasqyron, i pasqyrimit te ambienteve te luftrave, te armeve te mjeteve te tjera, te natyres te shtepive. Kjo nuk eshte gje e lehte per artet figurative,duhet te jesh nje mjeshter i ralle qe te dish te pasqyrosh keto. Ne kemi shembullin se si duhen te jene keto lloje pikturash si Delakrua e tjer, ku ndjehet ajo mjeshteria e madhe ne vizatim, pasqyrim ne te gjitha. Nga kjo ane mendoj une qe Fatmir Haxhiu eshte nje personalitet i veçante i atreve tona. Por ky jo vetem si personalitet i tille , thjeshte si artist por ka qene edhe nje njeri dashamires i zhvillimit te atreve tona.

Ai i binte Shqiperise , kryq e terthor dhe vente studio me studio te piketoreve, shikonte se çkerkojn ata, bisedonte me ta, pastaj merte pjese ne qarqet e piketoreve kur diskutonin per zhvillimin e atreve figurative, gezohej per perparimin e tyre dhe me kete ai tregonte edhe shpirtin e nje qytetari, jo vetem si te nje artisti.

<<< Për tu njohur me intervistat



Interviste me Hasan Nallbani
Prof. Pitkor i Merituar
T.V.SH. Mars 2002

Une kam pershtypje jashtezakonisht te veçanta per nje njeri si Fatmiri, per shkak te natyres se tije te hapur teper te dashur. Ishte njeri qe prodhonte dashuri dhe falte dashuri.
Une me Fatmirin e kam ndjer vehten shume ngrohte ,shume here e kam ndjere si nje person te familjes time,me teper se sa nje shoke dhe e kame gjendur prane ne çdo moment te jetes time

Intervist me Hasan Nallbani . T.V.T. Mars 2002

Qe ne ato punimet e para me teme nga lufta e cila ishte tema me e preferuar e tij, shume e dashur per te , qysh ne fillim ai qofte ne dipllom, qofte ne ato temat e pamvarura qe kishim neve detyrat e klases e tjer, ai gjithmon kete subjekt e trajtonte me shume pasjon per faktin se e kishte jetuar ate histori ate periudhe ato ngjarjet dhe kerkonte ti percillte ato ne vepren e tij. Keshtu vazhdimisht qofte me dipellomen dhe me vone vazhdimisht Fatmiri me kete teme merrej seriozisht dhe pregatitej ne menyre shume serioze,ne drejtim per shembull te boceteve qe pregatiste, te etydeve dhe te teknikes se realizimit te vepres se artit. Ishte shume i kujdesshem, per shembull ne krahasim me mua une jame teper neglizhent ne kete drejtim po te krahasohem me menyren skrupuloze se si Fatmiri proçedonte ne piktur, se si interesohej per telajot per ato materialet, si e mbante studion, si i mbante librat etjer.Ishte megjithmend nje njeri shume metodik dhe shume i perkushtuar.

<<< Për tu njohur me intervistat

 

Intervist me Kujtim Buza
Piktor i Merituar
T.V.SH. Mars 2002

Ç'do veper e Fatmirit eshte nje cope e kombit Shqipetar, eshte nje pjese e tij. Ç'do veper e Fatmirit eshte misherim i talentit, i njohuris shkencore, historike, ushtarake, eshte misherim i nje kompleksiteti te cilin ai e bente me zell te madh dhe hidhte ne telajo me mjeshteri. Ç'eshte e verteta tabllot e Fatmirit jane beteja, çdo veper eshte nje betej e fituar e tensionuar ne rafshe te medha monumentale me nje shtrat filozofik kombetar dhe te punuar me shume vertetesi dhe realizem.

Fatmiri nuk i merte me kollajllek veprat, ai thellohej shume, konsumonte shume energji per realizimin e saje dhe thellonte pastaj ne detaje me te vertet me nivel. Fatmiri eshte realisti i shquar , nje romantik ekspresiv i piktures, ndonese e punonte ne kavalet por ka permasat e afresqeve te medha , prandaj dhe ai doli dhe punoi vepra te rendesishme monumentale siç eshte afresku, si te thuash origjinal ne tekniken e afreskut ne Muzeun Kombetar Historik kushtuar figures se Skenderbeut.

<<< Për tu njohur me intervistat

 

Intervist me Hektor Dule
Skulptor i Popullit
T.V.SH. Mars2002

Ikja e Fatmirit na befasoj , tamam kur ai ishte vital ai i la punet pergjysem.Ketu kemi bocetin e "Betejes se Fushe Kosoves". Ai ishte batalist ne pergjithesi dhe ky eshte kartoni. Kartoni eshte puna pregatitore e cila e kalon vepren nga kartoni, pra nga vizatimi ne tellajo ne realizimin e saje , ne mbylljen e saj perfundimtare. Fatmiri i jepte shume rendesi ketij proçesi. Kjo eshte puna studimore e fundit .

Ne kishim biseduar se bashke dhe ai kishte aspirata qe kete ta dimensiononte sepse si proçedim kjo merret e pastaj zmadhohet . Fatmiri ka patur nje gje, qe ishte shume metodik dhe fanatik ne zbatimin me rigorozitet te proçesit qe kalonte sasine ne vlere. Para Fatmiri e ndiqte temen, trajtonte subjektin, grumbullonte materialin. Ai nuk linte azgje nga keto qe ti shpetonte dhe pastaj kalonte ne vlere, pikerisht kjo ishte vlera e Fatmiri dhe ne qoftese kete e shikonim me kete hedhje te guximeshme me kete virtuozizem profesional, ai gjithmon kalonte nga nje faze ne fazen tjeter gjithemon ne rritje aq me teper qe Fatmiri kohet e fundit ishte i pjekur profesionalisht.


Kjo tabllo e porositur per muzeun historik te Prishtines mbeti e pa perfunduar.

<<< Për tu njohur me intervistat

 

Intervist me Victor Kilica
Piktor i Popullit
T. V. T Mars 2002

Une vertet mund te them qe afersisht 40 vjet me pare ishte çelur per here te pare instituti dy vjeçar i arteve figurative. Nje nga studentet jo i pari , por ne kursin e dyte, qe erdhi me vone ishte edhe Fatmiri. Ndonse kishim edhe nje diference moshe te vogel, ish me i madh se une sepse ai vinte nga nje karier ushtarake, por Fatmiri kishte kete qe nuk ishte i pregatitur ashtu siç erdhen shumica e studenteve 99% e kusur , per te vazhduar studimet ne institutin larte te porsaçelur te arteve figurative ne Shqiperi ne vitet e para te viteve 1960. Fatmiri ishte i vetemi fillimishte ne ate kohe qe nuk e kish kete pregatitje,megjithate une do te them dhe prandaj ketu eshte merita,talenti,vullneti, dinamika, pasión, interesi i tije per tu bere piktor profesionist . Deri ne ate kohe ai kish punuar si nje piktor amator, sigurisht edhe ato piktura mbase kishin vleren e tyre por Fatmiri donte te merte njohuri te verteta. Une them tani ( ne ato kohe jo vetem ishim ne raportin, se per fat ne ate kohe per rrethanat qe u krijuan isha jo vetem petagog por edhe drejtori i ketij instituti te pare) qe Fatmiri ishte nje student shembullor, jo ne kuptimin e disiplines sepse ate ai e kishte ne gjak, ajo nuk diskutohet, por shembullor sepse edhe ndihmoi ne organizimin e institutit sepse te tere ishim fillestar. Por une dua te thekesoj kete, vullnetin e jashtezakonshem,te cilin ai e ka pasuar e vazhduar deri ne ditet e fundit per te punuar me nje disipline te jashtezakoneshme dhe me nje etje per tu admiruar per te mesuar.

<<< Për tu njohur me intervistat

 

Intervist me Ali Oseku
Piktor
T.V.T Mars 2002

Fatmiri ka qene shume energjik, shume i qeshur dhe shume puntor. Une bashkohem me iden, qe artisti duhet te jete shume punetor dhe nacional . Ai ka bere me metra piktura e kjo tregon qe ka pasur nje vullnet shume te madh. Une mbaj mend kur po bente nje afresk te mirfillte me teme nga Skenderbeu, ishte i kujdeshem ne pregatitjen qe nga rera, gelqerja, xhornada qe quhet nga ana profesionale, ai ishte shume i kujdesshem dhe ai pati nje rezultat shume interesant, tek Muzeu kombetar. Une e mbaj mend Fatmirin qe punonte pa fund dhe ka qene piktor i dimensioneve te medha. Ai ka punuar me dimensione shume te medha. Nje nga piktoret qe ka punuar me dimensione te medha dhe qe e perballonte dimensionin.

<<< Për tu njohur me intervistat