|
Dritėro Agolli.
Poet, prozator, publicist Nder i kombit
19 Maj 2001
Në
pyllin e pasur të pikturës shqiptare është një
bredh krejt i ndryeshëm dhe krejt i veçantë nga drurët
e tjerë të bleruar. Ky bredh i hijëshëm dhe kryelartë
në këtë pyll të pikturës shqiptare është
padyshim Fatmir Haxhiu.Në këtë pyll do të gjesh edhe
drurë të ngjashëm dhe mund të ngatërohesh mes
kësaj ngjashmërie. Vetëm këtë bredhin e hijeshëm
Fatmir nuk mund ta ngatërosh! Temat, idetë, ngjyrat, sistemi
fotografik dhe çdo gjë që përbën mjetet shprehëse,të
gjitha këto e bëjnë të veçantë dhe me
origjinalitet të papërsëritshëm këtë artist
të shquar shqiptar të gjysmës së dytë të
shekullit të 20. Fatmir Haxhiu është i vetmi , dhe mbase
i fundit , piktor batalist(shqip do ta quaja betejist, që pasqyron
fushat e betejave, ndeshjet e ushtrive kundërshtare të vjetra
dhe të reja).Doemos nuk do të lija pa shtuar, se ai është
një batalist modern, që qëndron larg barokut pompoz artificial.
Me mjeshtëri të lartë , plot dramacitet dhe tragjicitet,
ai ka dhënë tabllo monumentale të luftrave për liri
të shqipëtarëve në shekuj dhe veçanërisht
të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare,tabllo që
u shëmbëllenjë poemave epike, të cilat tek i vështron
të duket sikur dëgjon krismat gjëmimet e armëve bashkë
me kushtrimin për liri.
Fatmir Haxhiu tek pikturon
një betejë duket sikur është edhe vetë figurë
në tabllonë e pikturuar. Kjo tregon vërtetsinë estetike
të artit të tij .Mos harrojmë se ai vetë ka qënë
një luftëtar, një partizan fare i ri, që mund të
kishte rënë edhe dëshmor, si personazhet e pasqyruara në
tabllotë e tij.
I tillë është
Fatmir Haxhiu, ky bredh i hijeshëm dhe kryelartë në pyellin
e shëndetshëm të pikturës shqipëtare.
<<< Për tu njohur me opinionet
|