Nė njė bised me skulptorin e popullit Kristaq Rama
17 Prill 1995

Unë kam ardhur me kënaqësi gjithmon tek studjo e Fatmirit sepse edhe kemi këmbyer mendime po edhe kemi gjetur një gjuhë të përbashkët.

Fatmiri me krijmtarin e tij më ka tërhequr që në fillimet e veta sepse kam parë që ishte një piktor shumë serioz, një piktor i angazhuar, që i interesonte shumë tema e madhe ,
temat historike sidomos e luftrave të popullit shqiptar.

Që me dipllomën e vet e tregoi që është një piktor serioz, që i ka vënë një qëllim vehtes, një qëllim fisnik do të thoja, jo vetëm të paraqes me mjete artistike ,me ngjyra natyrën ,vëndin pejzazhet por atë që është thelbësore për Fatmirin si njeri dhe si qytetar që të shënoj edhe në historin shqiptare disa momente kulminante në historin e vendit tonë.Si preferencë ka patur gjithmon figurën e popullit hero dhe me heronjtë e vet legjendar si Skënderbeun, Çerçis Topullin, Rapo Hekalin e shumë të tjer.Krijmtaria e tij është e shpërndar pothuajse në të gjitha qytetet e Shqipërise, por disa piketa shumë të rëndësishme Fatmiri i ka vënë me pikturat e tija monumentale në Muzeun Historik Kombëtare me afreskun ´´Bashkimi i principatave Shqiptare,`` por të rëndësishme janë edhe vepra të tjera murale, ajo e muzeut të qytetit të Burelit ajo e qytetit të Tropojës edhe disa piktura të tjera siç është ajo e pallatit të Brigadave e tjera. Të tërra këto vepra i sheh dhe kupton që Fatmiri është një piktor serioz , që nga tema në temë ai vjen duke u pasuruar dhe megjithë që në stilin tij është konseguent, që atë ka arrdhur duke e thelluar sigurisht si trajtim artistik, por ajo që të befason në një farë mënyre është që Fatmiri në atë mori tipash, karakteresh që ka në tabllot e tija,këto nuk janë skema të rastësishme por mundohet gjithmon që këta njerëz , këta tipa ti rrëmoj ti kërkoj ,ti gjejë në Shqipëri në ambientet e ndryshme ,në fshat në qytet. Kudo që ka shkuar gjithmon me albumin e tij me vehte , ai vizatonte tipa , njerëz, karaktere të cilat më vonë do ti shfrytëzonte për tabllot e tija dhe po të veshë re e po të marrësh në detaje këto tabllo, ku ka shumë e shumë figura sepse personazhet e Fatmirit , në qoftëse heronjtë janë dy, tre , numëri personazheve do të jetë me dhjetëra figura. Do të thoja që ky angazhim i madh i këtij artisti e ka bërë ,që të dallohet në pledajën e piktorëve të kësaj periudhe të këtyre dhjetvjeçarëve sepse nuk është kollaj të veshë prëpara vehtes detyra kaq të rëndësishme, tabllora kaq të rëndësishme. Unë do të thoja që jo vetëm i vuri detyrë, por edhe i realizoi me sukses sepse vetkuptohet se në tabllora të tilla siç janë këto me përmasa kaq të mëdha , sigurisht kërkojnë jo vetëm angazhim moral, fizik, artistik, qytetar por kërkojnë dhe një konsumim shumë të madh të mbrëndëshëm emocional e psikollogjik, gjë që Fatmiri ,unë do të thoja se e ka përballuar.

Sidoqoftë ai mbetet tek ajo e luftës Nacional- Çlirimtare, një gjë që në moshën reth 14-15 vjeç mori pushkën dhe shkoi të luftonte për liri dhe që kishte këto premiset e një artisti të ardhshëm, sigurisht ajo i ka lënë mbresë të madhe , ajo kuptohet.Por ky që nga diplloma siç e thashë edhe më parë gjithmon ka trajtuar tema shumë të rëndëshishme , dhe ka bërë disa tabllo, megjithse siç e dimë në disa nga ato është´´ kritikuar´´.Mirpo Fatmiri, ne që e njohim dhe që dimë karakterin e tij, ndërgjegjen e tij dhe zemrën e tij , sigurisht ai nuk ka bërrë asgjë duke patur ndonjë fare mendimi me i bërrë elozhe ndonjë individi, ai përkundrazi gjithmon ka pasur në qëndër të vëmendjes luftën e popullit shqiptar. Sigurisht kjo luftë ka pasur disa udhëheqës , ka pasur disa drejtues që ishin të asaj kohe dhe ky sigurisht do ti vendoste në vendet qe kishin atëherë. Po kjo gjë që kaloj atëherë në atë politikën mbas pleniumit të 1978 por Fatmiri me karakter me vullnet e i ndergjegjshëm në ndërgjegjen e tij e kaloj dhe këtë fazë. Ai vazhdoj të punoj dhe të krijoj gjithmon me atë intensitet e me po atë vullnet e dëshir për punën që bën. Ndokush mund të thotë sot që Fatmiri është shumë tradicionalist në veprën e tij dhe mban po ato metoda e po me atë mënyr punon, por unë do të thoja që Fatmiri është një artist i cili u formua me atë stil me ato mënyra dhe me ato krijoj veprat e tija.Këto eksperimentet që po bëjnë disa nga koleget tanë , për të freskuar krijmtarin e tyre , mua më duket që do të dalin jashtë vehtes dhe kur një artist del jashtë vehtes ai bën kopje të këqija e të dobta që nuk vlejnë asnjëher.

Fatmiri është një piktor figurativ, do të thoja interesant, me një fizionomi të përcaktuar tashmë dhe unë i uroj që ai kështu të jetë gjithmonë, dhe ai me siguri ashtu do të jetë ,se ne e njohim natyrën dhe karakterin e tij dhe megjithqë tani nuk po meret me punime shumë të mëdha sepse është e vetkuptueshme , ky si monumentalist ,do të gjejë sipërfaqen e caktuar për të bërrë veprën monumentale , domethënë që të bësh një afresk duhet të gjesh një ndërtes ,por tashmë nuk po bëhen më gjëra të tilla dhe Fatmiri sigurisht meret me studime , me bocete me projekte me figura të dimensioneve që i përballon në studion e tij.Por një gjë ka rëndësi që artisti si Fatmiri, atë zjarrin e mban gjithmon të ndezur dhe unë jam i bindur që megjithë që thotë :- që tashmë po na shkon mosha po ´´plakemi´´:- sigurisht që po ti jepet një mundësi për të bërrë një tabllo me një tem të madhe nga historia e popullit tonë me një sipërfaqe muri sado e madhe që të jetë ajo , unë them që ky do ta përballojë me sukses sepse ka energji ka dëshir, ka pasionin që nuk e len. Ai nuk mund që të ri pa ardhur në studjo që të punoj, e ti heqësh Fatmirit studjon do të thotë që i ke hequr lëngun e jetës. Prandaj ky është akoma i ri ne jemí akoma të rinjë dhe besojmë që do të vazhdojmë të punojmë. Ti Fatmir ke qënë gjithmon energjik i shkathët, shumë korekt, ti e ke dashur gjithmon jetën.


Po do të punojmë pa tjetër se në art nuk ka plakje, mund të plakesh fizikisht por duhët të rinohesh vazhdimisht dhe kjo arrihet vetëm me punë:- i përgjigjet Fatmiri.


Nga fijala e mbajtur me rastin e 70 vjetorit të lindjes, së piktorit Fatmir Haxhiu.E lexoj më 24 prill 1998 skulptori i Popullit Thoma Thomai,në emër të ndjerit skulptorit të Popullit Kristaq Rama,i cili nuk arriti të ma jepte këtë gëzim me gojën e tij ( shënim i gjetur në dokumentat e piktorit Fatmir Haxhiu).

Kur afro 40 vjet më parë skulptori ynë i shquar Odise Paskali më foli me shumë kosiderat,( gjë që nuk e bënte lehtë ), për talentin figurative të një oficeri të ri që kishte prirje natyrale për vizatim dhe dëshir të veçantë për të studiuar në Institutin e Lartë të Arteve, kujtova se do të ishte fjala për ndonjë nga ata diletant që rëndom u qepen mjeshtrave me influencë për të përfituar ndonjë ndërhyrje e rekomandim në rastin e duhur. Që në kontaktin e parë, kur pashë kapitenin e ri të artilerisë me uniformën e bukur ushtarake të pastër dhe pa asnjë rrudhë, që shkëlqente që nga kapelja e deri në majën e këpucëve, me një vështrim ëndrimtar e të emocionuar, por me dosjen plot me punime,më krijuan bindjen e menjëherëshme se shkolla ushtarake kishte ndikuar në edukimin e tij shëmbullor por nuk i kish ndrydhur aspak talentin dhe dëshirën për piktur të cilën e ushtronte seriozisht me këmbënguljen e atij që don të realizojë magjinë e asaj ëndre të bukur që lind bashkë me njeriun dhe që quhet talent artistik të cilin natyra nuk ja dhuron kujtdo.

Ky oficer simpatik e fjalë pak ishte Fatmir Haxhiu, piktori ynë i njohur, i nderuar, 70 vjetorin e të cilit jemi mbledhur sonte ta kremtojmë të gjithë së bashku.

Fatmiri vërtet pati fat që lindi në një familje me tradita e kulturë të spikatur qytetare i rritur në një ambjent të tillë nga një nënë fisnike dhe nga një baba i mënçur e serioz, ai u edukua me dashurinë dhe respektin për dijen për njerzit ,shoqërinë dhe atëdheun.Nuk ishte i rastit fakti që kur shumica e moshatarëve të tij gjimnazist fare të rinj luanin me top apo lexonin romane ´´roz``, ai përjetonte ndjeshëm atmosferën e rëndë të ocupacionit. Kështu në vitin 1942 hidhet në lëvizjen antifashiste Nacional Çlirimtare dhe në shtator të vitit 1943 del partizan dhe lufton me trimëri gjer në çlirimin e plotë të vendit.Me mbarimin e luftës ai vazhdoj karierën ushtarake duke kryer jashtë shtetit studimet përkatëse në shkollën e artilerisë, megjithatë për asnjë moment nuk e braktisi dashurinë e herëshme për pikturën. Në çdo rast të mundëshëm punonte dhe merrej me aktivitete artistike sidomos për festat kombëtare apo ngjarjet e shënuara historike.

Kështu në vitin 1944 ai u lidh me artistët Andrea Mano, Llazar Nikolla, Kel Kodheli, Sadik Kaceli dhe përpunuan formulimin dhe realizimin figurativ të kongresit të Bashkimit të Rinis Antifashiste Shqipëtare. Këta artist me eksperiencë së bashku me Nexhmedin Zajmin duke parë pasjonin dhe seriozitetin e Fatmirit në punë e inkurajuan dhe e ndihmonin vazhdimisht që të ushtrohej dhe të punonte në këtë fushë sepse shihnin që oficeri i ri,nën uniformën e rreptë ushtarake, kishte shpirtin e gjër e të ndjeshëm të piktorit.

Me ngulm e pasion, pa vepruar kuturu por me hap të sigurt, ai ,ngjiste shkallët e mjeshterisë artistike dhe vjen një ditë që pema rritet e jep frutin e shumë pritur prandaj nuk është rastësi që në konkursin kombëtar të vitit 1959, Fatmiri shpallet fitues i çmimit të dytë. Sigurisht ky vlerësim ishte një inkurajim i madh i cili i dha flatra që të vazhdojë me më ngulm punën jo vetëm nga pasijoni për artin por edhe për të kontribuar me paraqitjen figurative të heroizmit popullor në shekuj.Në vijim të kësaj ideje, Fatmiri që në fillim të viteve 50 u bë promotori dhe krijuesi i studios së parë ushtarake në Shqipëri ku u grumbulluan disa piktor e skulptor të rinj që sapo kishin mbaruar Liceun Artistik të Tiranës dhe që kishin për detyrë të realizonin punime artistike për shtëpiat e pushimit. Për vite me radhë piktori u aktivizua dhe me vizatime e grafika në revistën¨10Korriku¨. Nuk janë të pakta tregimet nga lufta që ai ka ilustruar duke ju shtuar atyre emocion dramatik.Me kalimin e viteve te kapiteni i ri dhe energjik Fatmir Haxhiu bashkëjetonin në mënyrë të natyrëshme ushtaraku me piktorin por, ndërsa si altirier ai ishte diplomuar,uni i dytë ,që ishte ndërgjegjia artistike, u zgjua në mënyrë shumë aktive kur në Tiranë u hap Instituti i Lartë i Atreve. Sigurisht qe kjo shkollë, siç dhe ndodhi,që do ta formonte dhe ta drejtonte në mënyrë profesionale talentin dhe aftësit e tij natyrale. Akoma sot pedagogët dhe studentet e mbajnë mend mirë seriozitetin, përkushtimin dhe angazhimin maksimal të Fatmirit jo vetëm në arritjen e rezultateve personale por edhe për mbarvajtjen e mësimit, disiplinës dhe organizimit të punës në përgjithësi në Institut.
Në vitin 1965 ai kreu shkëlqyeshëm studimet akademike. Punën e dipllomës, realizuar plot pasion e dashuri, ja kushtonte temës së tij të preferuar dhe që në vazhdim do të bëhej motivi kryesor i tërë krijimtarisë së artistit, temës së luftrave të popullit shqipëtar për liri e pamvarsi. Mbas kryerjes së Institutit të Lartë të Atreve,Fatmiri vazhdoj punën si kuadër i ushtrisë sepse, siç e thotë dhe vetë, ai e ndjen veten pjellë të ushtrisë dhe i detyrohet shumë asaj pasi ajo e rriti, e formoj si njeri, si ushtarak dhe i krijoj të gjitha kushtet e mundëshme për punë e krijmtari të lirë artistike.
Në këto katër dekada punë të palodhur në fushën e pikturës, Fatmiri ka realizuar një numër të madh veprash në gjininë e kavaletit dhe asaj monumentale,të ekspozuara në të katër anët e vendit dhe jashtë,siç janë ato në Galerinë Kombëtare të Atreve, Muzeun Historik Kombëtar, Muzeun Historik të Tropojës, Burelit, Vlorës, Përmetit si dhe shumë institucione sociale kulturore.Kurse gjiografia e shtrirjes së punimeve jashtë atëdheut është aq e gjërë sa shumkush mund ta ketë zili. Ato ndodhen në koleksionet private të artëdashësve në Itali, Austri., Francë, Austri, Greqi,Japoni,Amerikë, Turqí, Zvicër, Kinë etj.Për resultate të arritura në një sër veprash nga viti 1966 gjer në 1990 Fatmir Haxhiu është nderuar me dy çmime Republike dhe gjashtë çmime në konkurset kombëtare.Mban titullin ¨Piktor i Merituar¨.

Përveç punës në atelje , Fatmiri ka qënë një artist i angazhuar edhe në problemet e drejtimit në strukturat e shoqatat artistike. Për shumë vite ka qënë antar i Kryesisë dhe Komitetit Drejtues të Lidhjes së Shkrimëtarëve dhe Artisteve të Shqipërisë.Një kontribut disa vjeçar ka dhënë artisti dhe në formimin e brezave të rinj të piktorëve si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve.
Siç ndodh shpesh në jetë edhe artistit tonë jo çdo gjë i ka shkuar ¨vaj¨. Ka pasur edhe ai momente e sidomos një periudhë të vështir si pasojë e politizimit absolut , këndvështrimit të ngushtë, por sidomos e meskinitetit të lakejve zyrtar, servilë e të pa aftë të cilët stigmatizuan krijmtarinë e piktorit. Por edhe në këtë periudhë të rëndë u manifestuan qartë karakteri i fortë, ndershmëria dhe vullneti i pathyeshëm për të vazhduar punën duke treguar me vepra se cili është Fatmiri i vërtetë.

Sot , kur shohim tërë krijmtarin e tij, ne vërejmë me kënaqësi se vepra e gjërë e produktive e këtij piktori që ndoqi dhe zhvilloj tiparet realiste të traditës së mjeshtrave tanë më të mirë, ka ardhur vazhdimisht duke u konsoliduar e pasuruar.

Karakteristikë e krijimtaris së këtij autori është dinamika dhe epiciteti që trasmetohen në ritmin kompozicional, vizatimin ekspresiv, kontrastet tonale dhe gamën koloristike që shpreh dramacitetin historik të ngjarjes. Emocioni shprehës i disa pikturave si p.sh. tek tablloja me përmasa monumentale :”Me shpatë në dorë“kanë bërë disa vizitor të huaj ta quajnë Fatmirin”Delakrua shqiptar:” Kurse një kritik i yni e vlerson kështu krijmtarinë e piktorit:-Në tabllot e Fatmirit, qëndresa, luftrat për liri, pamvarsi dhe mbrojtjen e teritoreve janë më se të njohura. Numëri i madh i figurave, luftëtarëve shqiptar dhe armiq, i kuajve dhe tërë arsenalit luftarak të epokës, të rrëmbejnë me ritmin e tyre, me erën e përleshjeve, me dinamikën e brëndëshme të krijuara me mjete artistike. Vështirë se do të gjeshë në krijmtarinë e autorit një pauze o pushim të imazhit historik, por edhe aty ku ai shfaqet do të jetë një moment i shkurtër rigjenerimi për të përballuar një betejë të re.

I mbushur me njohje historike, ngjarje , përshtypje e frymëzime të vazhdueshme, Fatmiri vazhdon të punojë pa ndërprerje, me pasjonin rinor të artistit të vërtetë a thua se një ditë e kaluar pa punuar do ti lërë pa përmbushur angazhimet e mëdha krijuese. Bile këto vitete e fundit, mjeshtri duket se është i mobilizuar më shumë se kurrë për të realizuar, siç thotë ai ,veprat më të mira, dhe ne jemí të bindur se me energjinë e tij djaloshare, pamvarsisht nga sa vite që ka mbi supe, ai do ti realizojë sepse artistin nuk e mplakin vitet dhe puna krijuese, por mos angazhimi dhe boshllëku shpirtëror, gjëra që koloneli ynë nuk i njeh.

Le t’i urojmë pra Fatmirit tonë të dashur jetë të gjatë , pasion të pa shuar dhe shëndet të mirë që mos t’i thahet kurrë ngjyra në penel!

<<< Për tu njohur me opinionet