Gazmend Muka. Studiues arti
Janar 1996

Në faqet e ditarit të popullit shqipëtar qëndresa është pakti më i rëndëshishëm, ku ngjarjet dhe datat me pjesmarrjet kombëtare u bënë më se të zakonshme.Në tabellot e Fatmir Haxhiut paraqitja e saj, luftrat për liri dhe mbrojtjen e territoreve janë më se të njohura. Numri i madh i figurave,luftëtarëve shqiptarë dhe armiq, kuajve në kompozime të mëdha e të vogëla, të rrëmbejnë me ritmin e tyre, me erën e përleshjes, dinamikën e brëndëshme, të krijuara me mjete artistike. Vështirë se do të gjeshë në krijimtarinë e autorit një pauze a pushim të imazhit historik, por edhe aty ku ai shfaqet do të jetë një moment i shkurtër rigjenerimi për të përballuar një betejë të re. Vizioni i ritmit përbën në thelb individualitetin e autorit. Ai ndihet në zgjidhjet grafike, në shpërndarjen koloristike, në zhvillimin linear të figurave, qoftë në qëndër apo në ganglione të tjera të kuadrove.

<<< Për tu njohur me opinionet