Kozma Lara. KompozitorProf.Artist i Merituar
Tiranė, Prill 1998

Me rastin e 70-vjetorit të lindjes së piktorit Fatmir Haxhiu.

Eshtë kënaqësi për mua që sot për artistin , mikun tim të vërtet Fatmir Haxhiu, të shpreh disa konsiderata që më janë ngulitur në kujtesën time,që herë pas here më ngacmojnë,zgjojnë e përftojnë gjëndje të cilat marrin formë, trajta të ndryshme sa të largëta në kohë,po aq të afërta kur takohemi me mall e respekt të thellë.

Piktori Fatmir Haxhiu i perket asaj gjenerate që aspironte,ëndëronte për një të ardhme të bukur,ideal ky i lidhur ngushtë me luftën për çlirimin e atëdheut.

I fuqishëm me vullnet të fortë,ç´ka përjetonte në ato kohë të vështira ai kontribonte për një çështje të madhe,atë të atëdheut,duke u gjëndur shpesh në momente të vështira të cilat me mënçuri e guxim ia dilte mbanë jo vetëm në saj të moshës, por falë karakterit,qëndrimit stoik që mbante ndaj vetvehtes si dhe ndaj atëdheut.

Fjalë pak, veprime konkrete të guximshme të studjuara me kujdes,janë disa veti të atëdhetarit,partizanit ilegal që në momente të caktuara shpesh vinte vehten në rrezik. Të gjitha këto aspirata mi tregonte me kujdes, pa mburje, i qetë por i kujdesshëm që në të njëjtën kohë ndjente kënaqësi për ato çka kryer.

Për ngjarjet më të rëndësishme të jetës të cilat përcillen nga koha në kohë, piktori në sajë të përsëritjeve të vazhdueshme i ka transmetuar ato, me penelin e manovrueshëm të shkathët e me sensin e një artisti plot frymëzim, në pikturat e gjalla, plotë dritë e me ngjyra të ngrohëta dhe realiste.

Në veprat e Fatmir Haxhiut ndjejmë tematikën e luftës N.Ç.L.Tabllotë e tij historike janë të përmasave të mëdha, tipar ky i veçantë i personalitetit krijues artistik të tij,dhe njëkohësisht e veçantë kjo në pikturën tonë kombëtare, në rrafshin e atreve figurative.

Subjekte intime, pejzazhe,portrete të njerëzve të thjeshtë,sa të ngrohta aq me vlera estetike janë çumar e vlerësuar nga mendimi estetik.

Miku im e shikon jetën në vazhdim me optimizëm duke përcjellë mesazhin,kredon artistike në veprat që realizon me ripërtëritje e pasurim të ideve, të mjeteve shprehëse të cilat me një akord të fuqishëm kanë krijuar personalitetin e individualitetin e tij artistik.

I uroj artistit Fatmir Haxhiu krijimtari të bukur e lumturi në familje.

<<< Për tu njohur me opinionet