Zenel Anxhaku. Gazetar
5 Dhjetor 1998

“Këngëtari’’ i lirisë dhe herohizmit…

Zjarin e ndezur në duart e Prometheut popull ,ai e pa dhe e pasqyroi madhërishëm në dy epokat më domethënëse dhe më gjëmimtare shqiptare: Në epopen çerek shekullore të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti dhe në Luftën Nacionalçlirimtare.

Piktura e Fatmir Haxhiut ka një dinamike të çuditëshme të brëndëshme. Të duket se figurat do të lëvizin në çast, ashtu jetësore dhe të gjalla. Këto figura vërtetë shumë herë vijnë nga e kaluara, por ato vështrimin gjithëmon e kanë nga e ardhmja. Dhe jo vetëm vështrimin , por edhe zëmërat, edhe mendimin. Ndaj pikturat e Fatmir Haxhiut janë dhe do të mbeten moderne për dinamikën e tyre të jashtëzakonëshme, për forcën e dukëshme artistike dhe për mesazhet humane që ato perciellin.

Që nga tabëllot e mëdha kompozicionale,tek portretet natyrat e qeta ,pejzazhet, fryn era e lirisë për të cilën ky popull aq shumë ka luftuar dhe ka sakrifikuar. Fatmir Haxhiu mbetet një piktor i madh, një këngëtar i ngjyrave të shpirtit shqiptar. Në tabëllot e tij shkëlqejnë zjarret e pashuar të lirisë.

<<< Për tu njohur me opinionet