Shyqyri Nimani. Piktor
Prishtinė Dhjtor 2001

Njohja ime me piktorin Fatmir Haxhiu ishte një çast fatlum. Krijuam një miqësi e cila do të mbetet e tillë përgjithmonë. Takimi ynë i fundit ndodhi me rastin e arrdhjes së Fatmirit në Kosovë, kur ai me dashuri të jashtëzakonëshme mbajti një ligjeratë përmalluese për studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Atreve në Prishtinë.Rrëfimi i tij skajmërisht modest kur fliste për vetëvehten dhe skajmërisht zëmergjër kur fliste për koleget, prezantonte cilësite e një krijuesi të mirëfilltë.

Ndërkaq, devotshmëria e Fatmirit me energji titanike në ballafaqimet artistike për të krijuar komozicione monomentale të cilat përher i kushtoeshin martirëve dhe heronjëve të kombit shqiptar, ishte përkushtim i tij jetësor. Dhe, pikërisht kur ai ishte duke shndruar në vizione pikturale ca tema të tilla, si” Beteja e Kosovës”apo”Legjenda e Adem Jasharit”piktori i shquar Fatmir Haxhiu hyri në amshueshmëri me brushë në dorë....

<<< Për tu njohur me opinionet