Thoma Noti. Shkrimtar
Prill 2002

Nuk ishte rastësi që, ndër krijuesit e shumtë të Ushtrisë, vetëm Fatmir Haxhiu doli në krijimtari të lirë.Iu përkushtua kështu edhe më shumë pikturës, pa haruar të nxiste edhe të tjerët t`a kthenin vështrimin nga ushtria, nga mbrojtja.

Vetëm me këmbënguljen e tij, në prag të festave të ushtrisë dhe të çlirimit, u organizuan gjashtë ekspozita kombëtare në pikturë e skulptur, që do të linin pas vepra të çmuara arti.

Njeri i fortë e këmbëngulës, njohës i mirë i jetës,Fatmiri do të mbetej po aq krenar,sa pranë luftëtarit popullor,aq edhe punëtorit e intelektualit. Krijohet kështu ai unitet i domozdoshëm mes artistit dhe veprës së vet, pa të cilin nuk mund të ketë artë të vërtetë.

Ai nuk është ndar nga ne. Ai jeton e do të mbijetojë në shekuj në ndërgjegjen e popullit të tij, siç mbijetojnë artistët e mëdhenj të stileve e rymave të ndryshme, nga Greqia e
lashtë, në kohët moderne.

<<< Për tu njohur me opinionet