![]() |
||||
|
|
||||
|
Me mall
Skėnder Lako. Piktor Bisedë me veprën e mikut dhe kolegut tim, Prof.Fatmir Haxhiu. Në jetë të
gjithë ikin,ikin dhe nuk këthehen më,por për artistin,
që gjithë jetën, ju përkushtua pasionit të tij
për artin, ka një privilegj të madh që ai ndonse ikën
e një ditë Natyrshëm më lindi një dëshirë dhe ndjenjë malli për të biseduar me ty, me veprën tënde e cila të dha vlerën e pavdekësisë,pra ti ike për tu këthyer përsëri. Tani që po bisedoj me veprën tënde kam në dorë një vizatim që unë e ruaj me shumë kujdes,sepse ti profesor ma ke dedikuar mua me mall dhe dashuri prej artisti. Mbase ky vizatim më zgjoi mallin për ty, një mall që vjen nga larg. Fatmir, ti ishe një artist pa moshë,një artiste me një vepër patetike plot vrull krijues,cilësi këto që i atriboheshin talentit,punës dhe përkushtimit tënd.Tani që po bisedoj me veprën tënde,shikoj që ajo ka rrugën e saj të gjatë e zhvilluar në një shtrat të fuqishem realist pa konvencione apo ngarkesa të tepërta figurative. Krijmtaria tënde prej një artisti mjeshtëror i takon në përgjithësi subjekteve dhe temave të luftës,lëvizjeve të mëdha shoqërore të vëndit tonë.Vepra juaj është e zhvilluar pothuaj në një sfond historik e mbushur plot personazhe në lëvizje mes portreteve me psikollogji ekspresive ku ti gjithë jetën punove mes tyre dhe asnjëherë nuk e ndjeve vehten i vetmuar. Vepra tënde Fatmir ka
të mëshiruar një pasuri të madhe intelektuale.Aritjet
më të mëdha të vlerave botërore,ishin dhe aritje
të vlerave tënde artistike.Artistë të mëdhenjë
botërorë si Rembrand,Rubens,ose Francez me mjeshtrat e mëdhenjë
Eugen Delacroix,Theodor Gericalt,Luis David,Louis Le Nain etj, që
janë thesar të kulturës botërore ishin pjesë
të shpirtit tënd artistik. Vepra tënde u shqua për
një stil personal,kolorit kontrastesh që me punën tënde
u bëre një artist virtuoz.Gjithë vepra tënde është
një bised pa fund,sepse ajo erdhi nga një rrugë e gjatë
dhe si piktor i betejave(Batalist) na le një vepër pasionante,duke
provokuar gjithmonë entuziazmin e Të urroj gjithmonë qetësi |
||||