Muntaz Dhrami. Skulptor i Popullit
Tiranė, Nėntor 2002

Fatmir Haxhiu është një emër që me krijimtarinë e tij në artet figurative, si dhe në veprimtarinë e tij shoqërore, zë një vend të nderuar në kulturën tonë.

Ai lëvroi të gjitha gjinitë e pikturës me profesionalizëm, por në mënyrë të veçantë dha vlera të pa diskutueshme në pikturën bataliste. Kompozimet e tij në këtë gjini dallohen për grupime e lëvizje plot ekspresivitet. Larmia e vizatimit dhe e ngjyrës vërtetësia e tipave, detajeve dhe e atmosferës ku zhvillohen ngjarjet i bëjnë këto tabllo që të soditen gjatë dhe me emocion duke bartur me vete krahas vërtetësisë historike dhe realizimit të thellë, edhe vlera estetike.

<<< Për tu njohur me opinionet