Prof. DHimitėr Shuteriqi. Prozator, poet,studiues i letėrsisė ”Nder i Kombit”
6 Maj 2001

PERSHENDETJE FATMIR HAXHIUT

Fatmiri ishte një puntor i palodhur, - i tillë ai mbetet. Si piktor, zgjodhi ‘ mashtabet’ e mëdha, duke mos lënë edhe llojet e ndryshme të këtij arti. Ishte ashtu më pranë natyrës së tij. Ajo punë kërkon të mendosh gjatë, të qëmtosh përher e përher, të mos ndjesh lodhjen prëpara telajos që s’mbushet lehtë, të jetosh një ngjarje që zhvillohet në dinamik. Duhen krijuar personazhe shumë, duhen trajtuar mardhenie nga më të ndryshme njerëzore, rethana të jetës mjedise të natyrës, që inkuadrojnë personazhet, i bëjnë pjesë të botës së madhe.

Duhet rijetuar historia ,që të bësh artin.Fatmiri u dha pas temave historike, ndonëse trajtoi dhe tema të tjera. Po si i tillë njihet kryesisht. Pas historisë që sapo u bë dhe historia që ka nisur të bëhet. Luftën e kish të jetuar me pushkë në dorë, trim, jetonte ndërtimin me në dorë penelin punëtor. Kishte jetuar vitet epike, jetonte vitet zelltare. Jetonte heroizmin e vërdimin. Kuptohet se me çfar problemesh jo dosido u gjend, ende i ri shumë. Mjeshtërinë shpuri prëpara burrërisht. Koha nuk i kërkonte pohimin e thjeshtë, por një pohim enthusiast. Në punë piktorin e përcolli enthusiasmi.

Cili qe rezultati? T’i kujtojmë cilësit, t’i pohojme bukuritë. Albumi që kemi përpara i vërteton. Jemi përpara një çasti me rëndësi të artit shqiptar të ngjyrave. Ka në këtë riprodhime personazhe që flasin, që nuk pozojnë; ka pejzazhe me të cilat ngazëllohemi; gjejmë kërkime, që lajmërojnë një zhvillim të mëtejshëm. Pikërisht se paralajmërojnë , premtoj dhe ka në atë premtim edhe një realizim që u mbajt. Mbi të zemra u ndal përjetë ¡Në të, biseda jonë me Fatmirin vazhdon.

Nuk do të thomi se ishte, ai është. Tungjatjeta, Fatmir .

<<< Për tu njohur me opinionet