Suzana Varvarica Kuka. Skulptore, studiuese pranė Galerisė Kombėtare
31 Mars 2001

Duke njohur krijmtarinë e piktorit Fatmir Haxhiu me të drejtë mund ta cilësosh si piktorin e tabllosë së luftës dhe të qëndresës së shqiptarëve në kohëra.Këtë e fakton krijimtaria e tij duke filluar nga diplloma e deri në punimet më të fundit të papërfunduara në studion e shtëpisë,”Beteja e Fushë Kosovës”(250x600)cm.

Duke parë të gjitha tabllotë do të zbulosh se parapëlqeu të pikturonte me pasion tabllonë monumentale figurative ku figura e njeriut zë një vend masiv.Kjo figurë është paraqitur me portrete deklamuese epiko-psikologjikie dhe zë një vend numerik shumë të madh.

Piktura e Fatmir Haxhiut mbeti e nxehtë, shumëngjyrëshe,figurative dhe vlerësuese mbi pikturën e modelit të figuërs njerëzore dhe mjedisit ku ajo veproi.Njeriu në pikturën e Haxhiut vjen me gjeste të theksuara duke i dhënë rëndësi lëvizjes energjike që në të gjitha herët është e pasur me detajin monumental të realizuar në teknikën e vajit.Figura e njeriut në tabllotë e tij është shprehi e qartë e kërkesës së kohës për formimin e një njeriu të ri,vital,heroik dhe vendimmarrës.Mos harrojmë që krijmtaria e Haxhiut është tërësisht e krijuar në periudhën e drejtimit artistik të Realizmit Socialist që do të thoshte për kohën politika kulturore e partisë së vetme në pushtet.
Piktura e Haxhiut është pikturë impulsive dhe energjike siç ishte dhe vet karakteri psikofizik i tij.

Piktori punoi shumë portretin që e vizatonte e pikturonte nga modelet reale familjare ose i gjente ata në mjediset ku punonin. Tek portretet ndjehet përsëri ekspresiviteti në përdorimin e ngjyrave të nxehta dhe dallohet rëndësia që autori i jep vizatimit realist duke realizuar çdo detaj me impulse shprehëse. Në çdo rast duket sikur mungon qetësia dhe në mënyrë normale duket sikur të gjithë elementet e përbërjes së pikturës vijnë vrullshëm.

Që nga data 10 Mars 2001 në kavaletin e tij të punës ka mbetur punimi i tij i fundit që është një porosi e marrë nga Muzeu i Kosovës ,Prishtinë.Ai është përsëri një kompozim monunental, me shumë figura dhe me temë nga lufta e popullit shqiptar.Kjo tregon se ai nuk u shkëput asnjëherë nga punimet dhe frymëzimet e marra nga historia e popullit të tij që i realizoi në format dhe konceptin e artit realist.Kjo tregon se populli shqiptar akoma ka kërkesa për një art realist ku të shprehet historia mbi luftrat e tij për të formuar një komb të respektueshëm në Ballkan e më gjërrë.

Piktori jetoi dhe krijoi në tri periudha, të cilat hstorikisht datojnë ndryshimet përkatëse politike dhe ekonomike, por në krijmtarinë e tij datohen dy periudha artistike të rëndësishme që shënohen njëra në periudhën komuniste dhe tjetra në atë paskomuniste.Edhe pse dy periudhat për zhvillimin e shoqërisë shqiptare kanë ndryshime thelbësore të tërësishme,kjo nuk do të sillte asnjë ndryshim thelbësor në krijmtarinë e Haxhiut. Ajo do të dallojë për vlerën e saj në pasqyrimin e historisë së popullit shqiptar në realizime të figurës realiste. Rëndësia e saj qëndron në atë se gjithëkush do të lexojë qartë një pjesë të biografisë së popullit shqiptar.

 

 

       
       
           
       
         
<<< Për tu njohur me opinionet