Arti eshte menyra me e mire per te kuptuar tiparet thelbsore te nje kombi

Ne rrugen time krijuese me kane shtyre gjithmone drejt tablose kompozicionale jo vetem mundesit e medha shprehese, sepse keto mundesi i kane edhe gjinite e tjera, por deshira dhe pasioni qe kam pasur dhe vazhdoj te kem per temen historike.

Gjethnje me ka terhequr historia e popullit tone.Qe ne bangot e shkolles, duke lexuar, perfytyroja skena nga me te ndryshmet, ashtu si bejne femijet, ndersa per Luften Nacionalçlirimtare duke pare e jetuar vete, perfytyrimet pasuroheshin me ndodhi e ngjarje te para e te perjetuara konkretisht. Kjo ndoshta eshte edhe nje arsye e forte qe une nuk i jam largura temes se luftes. Megjithate per te realizuar vepra te ketij, karakteri,nuk mjafton vetem kjo, kerkohet mjafte mund e djerse,sepse, siç e dime, tabloja historike nuk ka per mision vetem te pasqyroje me vertetesi faktin historik, por te evokoje deri ne ditet tona,te frymezoi brezat per te ardhmen. Natyrisht qe piktorit i duhet ta njohe mire historine, por edhe etnografine,folklorin, zokonin,karakteret e tipat qe lidhen me kohen, me ngjarjet konkrete.Per te arritur resultate duhet kultur dhe njohje e thelle e jetes.
Fatmir Haxhiu.

Çeshtja e vlersimit , nuk i takon autorit, por i takon te tjereve. Tabllon per sa kohe e kam ne dore, eshte e imja por kur kjo i jepet mases dhe te tjereve, ateher duhet ta vleresojne te tjeret.Deshira ime eshte qe nga keto krijime qe kame bere dhe qe do te keme mundesi te beje, do te isha shume i lumtur dhe i qete ne se ndonje nga veprat e mia do te kete fatin qe te mbijetoj per brezat per popullin tim me qellim qe une te ndjej vehten se kame lene edhe une nje gure te vogel ne themel te artit shqipetar.
Fatmir Haxhiu.

Arti figurativ eshte si nje lendine e mbushur me lule shume ku çdo lule ka bukurin e saje individuale.

Artisti duhet te kete nje shpirt krijues e te mbushur me ideale e me nostalgjira.Ne art kush nuk ka forca per te enderuar nuk mund te kete forca per te krijuar.
Te krijosh do te thote te perjetosh.

Ne artiste duhet ta inkurajojme njeri tjetrin. Ne nuk mund te ecim prepara ne rast se nuk udhehiqemi nga mendimi dashamires qe tek krijimet e dobta te kerkojme pozitiven dhe jo tek pozitivja te kerkojme ate qe eshte negative.

Dihet se natyra i jep artistit lenden e pare, te cilen ai e transformon sipas ligjeve te artit dhe per qellimet e tij, qe kushtezohen nga formimi e botekuptimi ideoestetik. Artisti, qe ndodhet ne jeten e gjalle, grumbullon ndijime, te cilat e pasurojne fantazine e tij dhe, sipas shkalles se njohejes e te mjeshtrise, derdhen ne veper duke u kethyer ne vlera artistike.
Fatmir Haxhiu.

Duke zgjeruar sferen e se bukures ne vepren e artit dhe duke i kethyer personazhet ne figura artistike pergjithesuese, artisti me tendence e piksynim ve ne dukje faktet nga realiteti, ato me karakteristiket, me ekspresivet, i rrit me gjuhen e mjeshtrise artistike dhe krijon keshtu, vepra bindese dhe emocionuese.

Une perpiqem gjethnje,brenda vetes, te pasuroj konceptet, te aftesohem profesionalisht e mjeshterisht,duke iu referuar piktorve tane me te mire,si dhe mjeshtrave boterore,me synim qe veprat e mija te jane te dallueshme nga autoret e tjere.
Per mua me shume ka rendesi qe vepra ime te komunikoje e ti transmetoje mesazhe te fuqishme publikut artedashes.

Une mendoj se tema e historise se popullit tone duhet me çdo kusht te realizohet nga çdo piktor i cili e ka prirjen dhe pasionin per te trajtuar tema te karakterit batalist.

Nje nder detyrat kryesore per tabllone me teme historike mbetet gjithmone qe vepra te frymezoje per te ardhmen.

Vleresonte rinine studenteske artistike dhe thoshte:- Ne si pedagog qe jemí duhet ti japim maksimumin tone. I riu student ka energji dhe eshte i mbushur me iluzione.Ne me punen dhe shembullin tone u japim orjentime qe ata te jene te sigurt ne realizimin e endrave te tyre.Admiroj vrullin rinor, bashkimin, miqesin,alegrin e tyre por mbi te gjitha, luften dhe sforcimin transparent qe ata bejne per perqafimin e te rese ne arte, gjithmon duke analizuar, vlersuar e u mbeshtetur tek e kaluar.

 


Fjala e rastit kur i dhane titullin Mjeshter i madh i punes 1998

Tani siç e kuptoni ,une sot jame teper i emocionuar por edhe ne te njejten kohe edhe shume i gezuar.

Me kujtohet kur kame qene ne moshen e adoloshences, desheronja te arrija moshen 40-vjeçare e pse jo edhe 50-vjeçare, por per 50 vjeç isha pak si i rezervuar. Kisha frike se nuk e arija kete dite, se siç dihet kur flas per vitet 45 mesatarja e vdekjes ishte nden te 50-jetave.Ajo kohe per tu aritur me dukej nje rruge shume e gjate. Po sot siç e shikoni une tani jame 70 -vjeç, dhe flas nga majat e 70- vjeçarit.
Kjo kohe me duket shume e shkurter, sikur kam ardhur dje, por megjithate une kete dite qe mua ma dhuruat te gjithe juve dhe qe me krijoni nje lumturi te re, une e konsideroj si rilindjen time.

Sote une jame shume i gezuar dhe ne qoftese une kam arritur nje gezim, une nuk ja dedikojekete vehtes.Une kete gezim dua ta ndaj me te gjithe ata te cilet ne menyre direkte ose indirekte kane ndikuar ne formimin tim si piktor.

Une nuk mund te haroj skulpetorin e popullit Odise Paskalin, piktoret e popullit Nexhmedin Zajmin, Sadik Kacelin, skulpetorin e merituar Andrea Mano, Llazar Nikolla, piktorin e merituar Kel Kodhelin te cilet te gjithe se bashku menjehere mbas çlirimit u hodhen ne punen per propoganden qe i duhej atehere çlirimit te atedheut por dhe ne te njejten kohe kur njohen aspiratat e mia me shtynin dhe me nxitenin qe une te vazhdoja ne rrugen e bukur te atreve figurative.

Une ne te njejten kohe nuk mund te haroj sote, ta ndaj kete gezim me shokun tim te ngushte Safet Kurtin i cili atehere ish kryeredaktori i revistes 10Korriku dhe qe me nxiste qe te meresha me ilustrimin e revistes se tije dhe te revistavave te tjera te aso kohe qe kishin mjafte nevoje sepse mjafte kuadro nuk kishin mbaruar akoma studimet jashte atedheut, nuk kish kush ta bente kete pune.Nuk mund te le pa ndare kete gezim timin me profesoret e mi te pare, me artistin e popullit Vilson Kilica, atehere ish drejtor i Institutit te Larte te Atreve, me profesorin tim te talentuar piktorin e popullit Gurí Madhin,te cilet me mesuan mua se si ta mbaje penelin dhe se si te formohesha si piktor i afirmuar. Por une nuk mund ta ndaje kete gezimin tim pa ushtrin.

Per mua ushtria ishte djepi qe me riti, me edukoi dhe me dha vertytet me te mira qe i takojne nje njeriu human. Ushtria me bujarin e saje edhe pse une kisha mbaruar shkollen e larte jashte atedheut per altileri, nuk u tregua e kursyer, por me hapi rugen per te vazhduar studimet e larta per pikture dhe nuk mjaftoj me kaq.Mbasi mbarova studimet me krijoi te gjitha mundesit qe une te meresha me pikture.

Po se fundi une nuk mund te haroje edhe kontributin e madh qe ka dhene bashkeshortja ime e cila ka mbajtur gjithe peshen e familjes per te me lene te lire, per te krijuar.

Siç e shihni para keto lule nuk jane te mijat, por jane, me lejoni qe une ti ndaje e t'ua jap atyre njerezve sepse une arrita ketu vetem ne saje te tyre.

Me lejoni te falenderoj ministrin e Mbrojtjes zotin Sadik Brokaj, me lejoni te falenderoj Kryesin e Komitetit te veteraneve te luftes qe me nderuan me ardhjen e tyre ketu, zotin Piro Dodbiba,zotin Qamil Podo,zotin Adnan Qatipi, zotin Nikollaq Sallabanda, me lejoni t'ju falenderoj qe te gjitheve juve qe me nderuat me prezencen tuaj ketu, ju jam shume mirnjohes.

Shenim:Gjate gjithe kohes ka qene shume i emocionuar, ishin fjale te rastit qe i buronin nga zemra