Blerim Luzha. Piktor
Prishtinė Dhjetor 2001

Fatmir Haxhiun e kam njohur në vitin 1978. Kam kaluar çaste të mira në gjirin e tij familjar, në studio, madje së bashku kemi kaluar disa ditë të paharuara në Stamboll.

Ishte fisnik, i dashur i ndershëm, dinamik dhe me mendje të mprehtë. Ka qenë artist i madh,i palodhur me energji të mëdha krijuese, me ndjnja të fuqishme, e kishte syrin jashtëzakonisht të sigurtë sikurse dhe dorën, ka mundur të pikturonte kompozicione nga më të ndryshmet,ishte madhështor në pikturën bataliste duke mbetur i paharuar dhe i pavdekshëm.

Ai krijoi një galeri veprash të cilat trasmetojnë porosi patriotike dhe estetike dhe nderojnë historinë kombëtare. E kujtojmë me respekt.

<<< Për tu njohur me opinionet